Klubet angleze raportohet se kanë hequr dorë nga mundësia për të nënshkruar me Paulo Dybalan.
Sipas “Daily Mail”, klubet e interesuara nga Premierliga nuk duan të nënshkruajnë me argjentinasin shkaku i kërkesës së tij lartë lidhur me pagën
Arsenali, Manchester Unitedi dhe Tottenhami Hotspuri, ishin klubet e interesuara për Dybalan.
28-vjeçari ka mbetur lojtar i lirë, pasi nuk u vazhdua bashkëpunimi mes tij dhe Juventusit.
Tani, Interi besohet të jetë klubi më favorit për të nënshkruar me ish-futbollistin e Palermos.
Paris Saint-Germaini dhe Roma mendohet se janë dy klubet tjera të interesuara për shërbimet e Paulo Dybalas. /arbresh.info/
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...