FBI-ja urdhëron largimin nga Fixhi të një superjahti rus me vlerë 300 milionë dollarë

07:38 | 8 Qershor 2022
Xhejlane Haliti

Një superjaht në pronësi ruse që dyshohet se lundroi në Fixhi për t’i shpëtuar konfiskimit është marrë në SHBA pasi një gjykatë la në fuqi një urdhër të FBI-së.

Policia amerikane kishte gjurmuar për muaj të tërë Amadea 106 metra, e lidhur me oligarkun e sanksionuar Suleiman Kerimov.

Agjentët kishin hipur në varkë me mbërritjen e saj në Fixhi në prill, por pronari i varkës kishte nisur një betejë ligjore për të ndaluar kapjen.

Ata kishin argumentuar se urdhër-arresti binte ndesh me ligjin lokal të ishullit të Paqësorit.

Megjithatë të martën, Gjykata e Lartë e Fixhit e hodhi poshtë këtë argument dhe urdhëroi largimin e varkës, duke vënë në dukje se ankorimi i jahtit gjigant në portin e Lautoka i kishte kushtuar qeverisë lokale “shtrenjtë”.

Autoritetet amerikane në paraqitjen e tyre kishin argumentuar se jahti kishte një vlerë prej 300 milionë dollarësh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme