Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike sot mban mbledhje.
Në këtë mbledhje do të bëhet përpilimi i listës se dëshmitarëve qe do të ftohen për intervistim dhe shqyrtimi i propozimeve për ekspertë, raporton RTKlive.
Kryesues i këtij komisioni është deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, si dhe anëtari tjetër deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj.
Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), do të jenë deputetët Armend Muja, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, zëvendës kryesues Armend Muja. Deputeti Haki Abazi ka dhënë dorëheqje nga ky komision.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj anëtar dhe deputetja Rezarta Krasniqi.
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), anëtare është deputetja Time Kadrijaj.
Nga Lista Serbe (LS) për anëtar është Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje.
Kuvendi i Kosovës ka krijuar dy komisione hetimore për energjinë që ngjallën debate në Kuvendin e Kosovës dhe që ishin ‘mollë sherr” mes pozitës dhe opozitës.
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...
Lela: Gresa protagoniste, u përplas me të gjithë banorët (VI...