Luljeta Nallbani ishte një prej konkurrenteve që spikati më shumë në sezonin e parë të emisionit “Për’Puthen +40”.
60-vjeçarja hyri në program për të gjetur dashurinë, ndërsa me qëndrimin e saj theu tabu në ekran.
E ftuar këtë të hënë në “Për’puthen”, ish-konkurrentja kujton eksperiencën, që thotë se e ka shijuar shumë.
Megjithatë, për herë të parë, ajo rrëfeu se pjesëmarrja në programin e dashurisë i ka kushtuar në marrëdhënien që ka me nipërit dhe mbesat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Nuk donin të merrja pjesë në emision, por unë jam e lirë. I kam bërë bllok, kam një vit që nuk flas me nipin, mbesën. Më thanë halla na turpërove”.
Unë jam e pavarur, shyqyr që nuk u martova. Martesa për mua është ferr, dua të jem e lirë, tha Luli më tej.
Ish-konkurrentja nisi njohjen në program me Giuseppen por më pas u largua, duke lënë takimet në mes. “Kishim kimi, por nuk më plotësonte”, tha ajo.
Luli u komentua jo pak, kur u bëri thirrje deputetëve në parlament që të lejohet plazhi topless, ashtu siç ajo vetë preferon. Pa komplekse, ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”, foli dhe për momentin e sikletshëm kur një video e saj nudo qarkulloi në rrjetet sociale:
“Kam qenë unë e zhveshur. Shkojmë ne Tamar. U ulëm dikur për të pirë kafe. Ishim 17 veta. I thash një gruaje më mbaj pak bluzën. Gocat po qeshnin me njëra-tjetrën, s’ma merrte mendja që më kishin bërë videon. Çdo njeri tregon veten. Vetëm forma, që ne femrat nuk duam njëra-tjetrën, kjo nuk më pëlqeu. Po këto videot më bënë më të fortë”./tch/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...