Google ADS

Spanja mund të bëhet me ligj për prostitucionin që do të penalizojë klientët

23:44 | 7 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Ligjvënësit spanjollë kanë rënë dakord të shqyrtojnë një projektligj për prostitucionin, të propozuar nga socialistët e kryeministrit Pedro Sanchez për të ndëshkuar klientët, një çështje rreth së cilës është e ndarë e majta në pushtet.

Në një vend ku prostitucioni nuk rregullohet me ligj, për këtë arsye miratohen dhe tolerohen një numër i madh shtëpish publike, ky tekst është një përgjigje ndaj premtimit të Sanchez për t’i dhënë fund prostitucionit, transmeton portal arbresh.info

Megjithatë, ai kundërshtohet nga një pjesë e së majtës, disa lëvizje feministe dhe shoqata për mbrojtjen e punonjësve të seksit që janë pro rregullimit të prostitucionit dhe vlerësojnë se një ligj i tillë do të ndihmonte vetëm rrjetet e tutorëve.

Ky projektligj synon veçanërisht të penalizojë klientët, siç është bërë tashmë nga vende të tjera europiane si Franca, Britania e Madhe, Norvegjia dhe Suedia.

Nëse ligji miratohet, klientët mund të paguajnë gjoba prej mijëra eurosh dhe të vuajnë dënimin me burg nëse prostituta është e mitur.

Projketligji gjithashtu do t’u japë prostitutave statusin e viktimës dhe të drejtën për ndihmë.

Sipas vlerësimeve zyrtare, numri i prostitutave në Spanjë është 45,000 deri në 120,000. Shumica e tyre nuk kanë një status të rregulluar.

Sipas një sondazhi të institutit publik të vitit 2008, më i fundit mbi këtë temë, gati një e treta (32.1 përqind) e meshkujve në Spanjë përdornin shërbimet e prostitutave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme