Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, gjatë kohës sa është në Ohër për samitin e “Open Balkan”, ka biseduar në telefon me shefin për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Vuçiq paralajmëroi se në ditët në vijim mund të ketë një deklaratë të nënshkruar nga Prishtina dhe Beogradi për personat e zhdukur gjatë luftës.
“Diskutuam të gjitha temat që janë të rëndësishme për qytetarët në Serbi dhe rajon, samitin e ardhshëm më 23, ku mora një ftesë shtesë nga Borell për të marrë pjesë. Në ditët në vijim pritet të vazhdojmë bisedimet me Prishtinën për deklaratën rreth personave të zhdukur, për rrugën evropiane të Prishtinës dhe Serbisë dhe të gjitha reformat e nevojshme”, tha ai, transmeton Klankosova.
Këtë deklaratë nuk e ka përmendur, por Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Josep Borrell, tha se Vuçiqit i ka thënë se duan të llogarisin që Serbia është një partnere e besueshme evropiane.
“E telefonova presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Punë e rëndësishme për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor na pret përpara: duam të llogarisim në Serbinë që është një kandidate e sinqertë dhe partnere e besueshme evropiane për parime, vlera, siguri dhe prosperitet të përbashkët. Gjithashtu trajtuam çështjet rajonale, përfshirë rëndësinë e zgjedhjeve të ardshhme në Bosnje e Hercegovinë”, ka shkruar Borrell.
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...