Skuadra e Gjilanit tashmë është nën drejtimin e trajnerit të njohur Zekirija Ramadani.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi gjilanas përmes një njoftimi të lëshuar në rrjetin social Facebook, shkruan arbresh.info.
Ramadani me Gjilanin ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare, me opsion për zgjatje të bashkëpunimit.
44-vjeçari është i njohur në futbollin kosovar, pasi ka fituar tre tituj kampioni me tri skuadra të ndryshme; me Trepçën ’89, Feronikelin dhe Prishtinën.
Trajneri shkupjan së fundmi ishte trajner te Egnatia, teksa më herët ka udhëhequr edhe Shkupin e Flamurtarin e Vlorës.
“Sport Club Gjilani me kënaqësi komunikon angazhimin e trajnerit Zekirija Ramadani. Drejtuesit dhe tekniku 44 vjeçarë kanë gjetur akordin për kontratë dy vjeçare, me opsion për zgjatje të bashkëpunimit.
Ramadani vjen me një eksperiencë të pasur nga drejtimi i shumë klubeve dhe shumë trofeve të fituar, ndër të tjerash si tri herë kampion i Kosovës me tri skuadra të ndryshme.
Të gjithë në SC Gjilani urojnë shefin e ri të shtabit teknik, duke i dëshiruar shumë sukses në periudhën që pason, duke nisur nga garat ndërkombëtare.
SC Gjilani po ashtu njofton se gjatë ditëve në vijim do të ju informoj edhe për më të rejat në kampin kuq & bardh”, thuhet në komunikatën e SC Gjilani./arbresh.info/
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...