Moska ka kërcënuar se do të heqë akreditimet e gazetarëve amerikanë në Rusi “si përgjigje të trajtimit të gazetarëve rusë në Shtetet e Bashkuara”.
“Nëse nuk normalizojnë punën e mediave ruse në territorin amerikan, do të ketë masa të forta si pasojë”, citohet të ketë thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, pasi kishte ftuar përfaqësuesit e mediave amerikane në ministri, shkruan “Reuters”.
Në takimin e së hënës, Zakharova paralajmëroi se gazetarët amerikanë “do të duhet të largohen” nga Rusia nëse trajtimi i kolegëve të tyre rusë nuk përmirësohet.
Ajo thuhet se kërcënoi gjithashtu me pengesa për vizat, akreditimin e mediave dhe llogaritë bankare për reporterët amerikanë, ndërsa ankohej për “keqtrajtime” të pretenduara nga agjencitë e inteligjencës amerikane të gazetarëve rusë në shtete.
Media shtetërore ruse raportoi se përfaqësues nga The Wall Street Journal, CNN, Associated Press, NPR dhe transmetuesi në gjuhën arabe me bazë në SHBA, Alhurra, kishin marrë pjesë në takimin me Zakharova. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...