Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot ka raportuar në Komisionin për Shëndetësi, për masat në fushën e mirëqenies sociale.
Ministri ka thënë se tërheqja e 10 për qind të mjeteve të trustit në vitin 2020, ia ka lënë qeverisë aktuale barrë rreth 110 milionë euro.
Ai ka shtuar se si pasojë e kësaj barre, duhet të shtyhet rritja e disa pensioneve.
“Tërheqja e 10% të trustit në vitin 2020 na ka shkaktuar barrë. 110 milionë euro na ka shkaktuar barrë. Duhet ta paguajë borxhin qe na ka lënë qeveria e kaluar, dhe si pasojë rritjen e disa pensioneve me duhet ta shtyjmë apo ngadalësojmë”, është shprehur Murati të martën gjatë raportimit para Komisionit parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Me vendim të Qeverisë Hoti, qytetarët që tërhoqën nga trusti më pak se 1000 euro, do të kompensohen.
Kujtojmë se, Kryesia e Kuvendit ka caktuar për 16 qershor seancën në të cilën është paraparë të shqyrtohet edhe projektligji për ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, miratimi i të cilit do të lejonte tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale nga ana e qytetarëve. /arbresh.info/
lexo edhe:
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...