Pas dy vjetësh, në qytetin e Prishtinës është hapur Panairi i Librit.
Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku , ka folur në hapjen e këtij panairi.
Ai është shprehur i lumtur që pas disa vitesh, është bërë hapja e panairit të librit.
“Ka qenë një periudhë e mbylljes, ne si Ministri e Kulturës, jemi të lumtur që është hapur”, tha Ministri Çeku transmeton arbresh.info.
“Mbështetja për librin duhet të kaloj në një nivel tjetër dhe në këtë kuadër po punojmë në një politikë të re të kulturës, për një reformë të re ligjore dhe institucionale”, theksoi Ministri Çeku.
Ai tregoi që janë duke punuar në këtë drejtim.
Ndryshe, ngjarje do të ndodhë për pesë ditë, në datat 7 deri më 12 qershor në Pallatin e Rinisë, me organizimin e Shoqatës së Botuesve.
Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga ora 9:00 deri në ora 20:00 dhe hyrja për vizitorë do të jetë pa pagesë.
Në këtë panair marrinë pjesë 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora, ku do të jenë rreth dy mijë tituj të rinj.
Ky panair vjen pas dy vjetësh mungesë, për shkak të gjendjes së atëhershme me pandeminë COVID-19./arbresh.info
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...