Kur bëhet fjalë për sigurinë gjatë vetëtimave, me siguri se shumicës prej jush gjëja e parë që ju shkon ndërmend është t’i hiqni nga rryma të gjitha pajisjet shtëpiake.
Mirëpo, a e redukton kjo rrezikun që shtëpia juaj të goditet nga vetëtima, apo thjeshtë është një përrallë e vjetër kjo?
Përderisa nuk është nevoja të shkoni në ekstreme të tilla dhe të fikni çdo gjë, ne kemi mbledhur më poshtë gjërat që nuk duhet t’i bëni kur ka stuhi vetëtimash.
Mos i lani enët dhe mos bëni dush
Një nga mënyrat se si vetëtima hyn në një strukturë pas goditjes është duke udhëtuar nëpërmjet pajisjeve hidraulike. Tubat e metalit për ujë janë jo vetëm përçues shumë të mirë të rrymës, por edhe uji që mbajnë mund të jetë i ngarkuar me papastërti që gjithashtu ndihmojnë përçimin e rrymës.
Nëse vetëtima do të godiste përderisa do të ishit në dush, ka shumë gjasa që të goditeni nga rryma – kështu që kujdes!
Mos flisni në telefon me kabllo
Nëse vetëtima godet një shtyllë të telefonit, mund të bëjë që rryma të shkojë përmes linjës së telefonit, në telefonin tuaj dhe menjëherë në trupin tuaj përmes veshit.
Për shkak se rreziku i goditjes elektrike përmes telefoni vjen nga aftësia e vetëtimës për të udhëtuar nëpër tela, celularët janë të sigurt për t’u përdorur.
Përjashtim bëjnë rastet kur celulari përdoret jashtë ose brenda në veturë, ku më pas do të bëhej i rrezikshëm si çdo objekt tjetër metali.
Mos shikoni TV ose të përdorni pajisje shtëpiake
Ngjashëm siç udhëton vetëtima nëpërmjet telave të telefonit, ajo udhëtim edhe përmes telave elektrik dhe prizave. Jo vetëm që është e rëndësishme t’i hiqni nga rryma pajisjet elektrike që të mos goditeni nga vetëtima, por gjithashtu për t’i mbrojtur vetë pajisjet nga voltazhi i lartë që mund të shkaktohet si pasojë e goditjes së vetëtimës.
Mos qëndroni pranë dritareve ose dyerve
Vetëtima ka pamje të mrekullueshme, sidomos kur shihet në qiellin e natës. Por, dëshira për t’u ulur dhe për ta shikuar atë mund të jetë e rrezikshme. Vetëtima dihet se godet në xhama dhe se udhëton nëpërmjet çarjeve të dyerve dhe dritareve.
Mos i jepni makinës
Mendoni se jeni të sigurt nga vetëtima në ndonjë automjet? Mendojeni përsëri! Në realitet, është korniza e metaltë e makinës ajo që e mban shoferin dhe pasagjerët të sigurt gjatë udhëtimit.
Nëse godet vetëtima, është po kjo kornizë e cila përçon rrymën nga jashtë brenda makinës. Kështu që, është mirë që të mos vozisni kur ka stuhi të madhe vetëtimash!
Të qëndroni pranë pemëve
Qëndrimi pranë një peme në një stuhi është si të kërkosh të goditesh nga rrufeja. Nëse kjo pemë është goditur, rrufeja kalon përmes saj në tokë.
Të dalësh në hapësirë
Pra, në qoftë se ju nuk mund të qëndroni pranë një peme as jashtë në hapësire, çfarë duhet të bëni?
Nëse e gjeni veten në një situatë të tillë gjatë një stuhie, duhet të uleni poshtë, duke prekur sa më pak tokë të jetë e mundur.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...