Angel Di Maria pret më shumë nga Lionel Messi në sezonin e ardhshëm te PSG.
Messi ishte më poshtë sesa niveli që jemi mësuar ta shohim, por Di Maria beson se situata do të ndryshojë.
Ish-anëtari i PSG thotë se sapo Mauricio Pochettino të largohet nga PSG, Messi do të lulëzojë.
“Duket se ata duan që edhe Pochettino të largohet. Do të jetë ndryshim i madh, por mendoj se Messi mund ta përballojë”, ka thënë Di Maria për ‘TyC Sports’, transmeton lajmi.net.
“Do ta ndihmojë atë të jetë më i mirë sezonin tjetër. Mendoj se ai do ta nis mirë sepse ai kontribuoi në gola duke dhënë asiste dhe ndihej më rehat teksa adaptohej më shumë në fund të sezonit”, shtoi shoku i Messit te kombëtarja.
Di Maria dhe Messi së bashku do të kërkojnë Kupën e Botës 2022, si mundësi të fundit me Argjentinën.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...