Ish-drejtori i Emergjencës në Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), Basri Lenjani është dënuar me 6 muaj burgim me kusht dhe 500 euro gjobë për mosraportim të pasurisë.
Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe Lenjani i cili përmes një postimi në Facebook thotë se një gjykim i tillë është bërë nga inatet.
Në anën tjetër, Lenjani thotë se me këtë vendim është vrarë puna e tij 36 vjeçare.
POSTIMI I PLOTË:
Realiteti i një gjykimi të ndikuar nga politikat ditore dhe inatet…
Para se të gjykosh jetën time, të kalurën time, humanitetin, pastërtinë, modestinë, karekterin tim… vish një herë këpucat e mia, dhe shkel në ato shtigje në të cilat kam kaluar jetën time me shumë mundime.
Jetoje me shpirtin tim, me dëshimet mia, me friken time dhe me dhimbjet për ju ata që më gjykuat pastërtinë dhe dinjitetin tim do të mbeteni të trupëruar.
Ndikimet e ndryshme, inatet politike nuk do të ndikojnë që unë do të dorëzohem.
Kjo është Kosova, kur vritet, burgoset dinjiteti im shpirtëror, ndershmëria dhe puna ime 36 vjeçare.
Unë duhet të gjykohem për këto arsye:
Pse e kam lëshuar shtëpinë shkollë?
Pedagog në rrethanat e jashtëzakonshme ?
Për edukimin e arsimimin e shumë gjeneratave ?
Për 21 libra të botuara dhe shumë publikime të tjera?
Për avansimin e SHME dhe shumë projekteve?
Për humanitet ndershmëri dhe pastërti profesionale 36 vjeçare?
“Jetojme në një kohë të përjetimeve të dhimdhshme”./arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...