Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi ka njoftuar sot se Greqia i është përgjigjur menjëherë pozitivisht kërkesës së Shqipërisë për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit.
Në një postim në Facebook, Peleshi ka bërë të ditur se shteti grek ka angazhuar sot, herët në mëngjes një avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan.
“Ekspertët vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, por thelbësore mbetet puna e forcave në terren. Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për ndihmën e pakursyer në emergjenca të tilla dhe jo vetëm”, ka shtuar Peleshi.
Lufta me flakët vazhdon për të katërtën ditë në ishullin e Sazanit./arbresh.info/
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...