Ministri i mjedisit dhe burimeve natyrore i Republikës Dominikane është qëlluar dhe vrarë në zyrën e tij nga një mik i ngushtë personal, thonë zyrtarët.
Orlando Jorge Mera, 55 vjeç, ishte duke mbajtur një takim në momentin e sulmit.
Një zëdhënës presidencial e identifikoi sulmuesin si Miguel Cruz, duke e përshkruar atë si një shok fëmijërie të ministrit – ai tani ndodhet në paraburgim ndërsa motivi i të shtënave mbetet i paqartë shkruan BBC, raporton arbresh.info.
Në një deklaratë, familja e Jorge Mera tha se ai ishte qëlluar disa herë nga një burrë me të cilin ishte shok që nga fëmijëria.
Jorge Mera kishte shërbyer në administratën e presidentit aktual Luis Abinader që kur ai erdhi në pushtet në korrik të vitit 2020. /arbresh.info/
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...