Një 17 vjeçar është therur me thikë sot në Kaçanik.
17 vjeçari A.M, njoftohet të jetë therur nga një 16 vjeçar rreth orës 11:40.
Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai deklaroi se A.M, ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare, kurse B.B, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 24 orë.
“Sot rreth orës 11:40 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në QMF në Kaçanik një nxënës i një shkolle në Kaçanik kishte kërkuar ndihme mjekësore. Në lidhje me këtë policia e Kaçanikut ka dalë në vendin e ngjarjes . Nga hetimet e para dyshohet se personi me inicialet B.B (M/K) 16 vjeçar nxënës, është arrestuar me dyshimin se ka lënduar (therur) me thikë personin tjetër me inicialet A.M (M/K) 17 vjeçar edhe ky nxënës. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”, tha ai./arbresh.info/
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri