Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, viziton Komunën e Dragashit, ku do të pritet nga kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini.
Gjatë vizitës, zëvendëskryeministrja Redžepi, do të bashkëbisedojë me kuvendarë që përfaqësojnë komunitetin Boshnjak dhe Goran në Kuvendin e Komunës së Dragashit, drejtorët e tyre të drejtorisë dhe nënkryetarin për komunitete.
Biseda do t’i kushtohet pozitës së komuniteteve joshumicë dhe marrëdhënieve ndërpersonale, punonjësve të sektorit publik dhe privat, përdorimit të gjuhëve zyrtare në administratë, investimeve në vendet ku jetojnë komunitetet etj./arbresh.info/
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...