Një i vdekur dhe një e lënduar shkaku i erërave të forta në Prishtinë

15:50 | 6 Qershor 2022
arbresh.info

Një burrë 30 vjeçar ka humbur jetën dhe një grua është lënduar rëndë si pasojë e rrëzimit të një lisi mbi ta, shkaku i erërave të forta.

Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër po ashtu rreth 30 vjeç  është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, deklaroi Borovci për arbresh.info.

Bëhet e ditur se aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen./arbresh.info/

Një stuhi mjaft e shtrirë po vjen drejt Kosovës

Breshër i madh në Mitrovicë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme