Thellimi i bashkëpunimet të Kosovës me shtetin e Iowas do të mundësojë ngritjen e kapaciteteve institucionale, si dhe shkëmbimin e përvojave me ekspertë të sektorit të bujqësisë nga ky shtet, i cili njihet si një nga prodhuesit më të mëdhenj në Amerikë të shumë produkteve bujqësore.
Kështu është shprehur Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në hapjen e konferencës “Mundësitë për zhvillim të industrisë të bagëtive të qumështit në Ballkan dhe më gjërë”, e cila është mbështetur nga MBPZhR-ja, Fondi Esminger i Universitetit shtetëror të Iowës, Universiteti i Prishtinës, si dhe Asociacioni i Prodhuesve të Qumështit në Kosovë.
“Ne kemi zyrtarizuar bashkëpunimin me Universitetin e Iowës të Shkencës dhe Teknologjisë përmes një Memorandumi Bashkëpunimi, të nënshkruar vitin e kaluar, në mënyrë që të ngrisim kapacitetet tona dhe të shkëmbejmë përvoja me ekspertë të sektorit të bujqësisë. Krahas kësaj, është edhe synim dhe interesim i imi si Ministër i Bujqësisë që të kontribuoj në ofrimin e mundësive për përafrimin akademik në mes të UP-së respektivisht Fakultetit të Bujqësisë dhe Universitetit të Iowës të Shkencës dhe Teknologjisë me qëllim që studentët tanë të kenë qasje në programet që ky Universitet ofron””, ka theksuar Ministri Peci.
Ndër tjerash, ai ka falënderuar profesorin Curtis Youngs për kontributin e vazhdueshëm për sektorin e blegtorisë në Kosovë dhe të gjithë të pranishmëve në konferencë ju ka uruar punë të mbarë. /arbresh.info/
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...