Kanë kaluar 12 ditë prej momentit kur Zlatan Ibrahimovic iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në gjurin e majtë. Rikuperimi i sulmuesit do të jetë i gjatë dhe në fushë mund të rikthehet vetëm në janarin e vitit 2023.
Në këtë formë, e ardhmja për suedezin është e gjitha e mbushur me dyshime dhe me pikëpyetjen nëse duhet të vazhdojë të bëjë futbollistin apo tashmë të nisë të mendojë për jetën jashtë fushës së gjelbërt. Në fakt, Ibra dëshiron të mbetet aktiv në botën e futbollit dhe kurrsesi nuk dëshiron një fund pa lavdinë që i rezervon fusha dhe duartrokitjet e publikut.
Pikërisht, kjo ka qenë edhe një arsye e fortë pse Zlatan iu nënshtrua operacionit dhe për të pasur tashmë një gju praktikisht të “ri”.
Ndaj, në vijim pritet që Zlatan të takohet me Maldinin dhe Masarën, drejtuesit e lartë të kuqezinjve teksa do t’iu komunikojë vendimin për të vazhduar edhe një tjetër sezon.
Në takim, me siguri që do të diskutohen edhe detajet e kontratës së re, e cila në fakt mund të mos ketë një kohëzgjatje fikse, por të jetë e ndërtuar në bazë të numrit të ndeshjeve që 40-vjeçari do të luajë, ndërsa nuk do të mungojnë bonuset për numrin e golave të realizuar./SS/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën