Pesë fëmijë dyshohen për helmim në Skenderaj, flet drejtori i QKMF-së

15:08 | 6 Qershor 2022
K.B

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, Agron Mehmeti, konfirmoi për arbresh.info se gjatë ditës ka pasur pesë raste të dyshuara të helmimit të nxënësve, por sipas tij nuk mund të dihet me saktësi pa dalë rezultatet e analizave.

Mehmeti bëri të ditur se njëri fëmijë është dërguar në Spitalin në Mitrovicë, ndërsa të tjerët janë liruar për në shtëpi.

“Gjendja e tyre është mirë, realisht nuk u kon helmim. Na helmime kem vazhdimisht gjatë verës, kështu që ju bënë ushqimi dëm. Dy fëmijë janë kanë, njëri ka marrë infuzion edhe është udhëzuar për Mitrovicë, tjetri u liru në shpi. Tre ose katër fëmijë që janë kanë të njejtën shkollë u raportu se janë përmirësu edhe janë shku në shpi. Na  nuk mujna me thonë që ka qenë helmim, pa u ba analizat se janë helmu, u dyshu se janë helmu. Mundet me qenë për shkak të nxehtit, fëmijët hupin langjet, nuk po hanë ushqim në shpi, plus zhegu i madh pa pi, mujn me kon faktorë tjerë”, deklaroi Mehmeti.

Sipas tij, çdo verë kanë raste të tilla, dhe fajëson mediat duke shtuar se “janë sene palidhje”.

“Çdo verë kemi pasë kësi raste, por media që kanë vakt  me qitë sene të zakonshme… Edhe në familje mund të ndodhë me u helmu dy-tre fëmijë e me ju dhonë infuzione. Jam tu punu me fëmijë, po duhet me i lon keq fëmijët. Mos boni përrall, janë sene shumë palidhje, na si personel mjekësor nuk e kem për borxh me kon në presion të këtyre seneve”, deklaroi Mehmeti për arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme