Përfundon protesta e veteranëve, Klinaku: Le ta vërteton Glauk Konjufca kush e ka gjuajtur gazin

13:19 | 6 Qershor 2022
arbresh.info

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatave të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, nuk e ka pranuar se protestuesit e kanë gjuajtur gazin lotsjellës, siç u deklaruan në Policinë e Kosovës.

“Nuk e kemi gjuajtur na. Le ta vërteton Glauk Konjufca kush ka gju gaz. Opozita është për të mos e ndryshuar ligjin, por ka edhe deputetë nga pozita”, deklaroi Klinaku.

Klinaku kërkoi që paga minimale të jetë 350-400 euro, por sipas tij, sado që të jetë, pensioni i veteranëve nuk guxon të jetë më i ulët se paga minimale.

“Është mirë që ky pushtet të vetëdijesohet. Kërkojmë që të rritet paga minimale, 350 apo 400. Me ligj qeveria mund ta rrisë pensionin e veteranëve më shumë se pagën minimale, por bënë shkelje nëse e lë më pak se paga minimale”, deklaroi Klinaku./arbresh.info/

Veteranët e UÇK’së: Ndryshimet po i bëjnë pa neve, deputetët nuk duhet t’i shërbejnë interesave të politikës ditore

Eskalon protesta e veteranëve, hidhet gaz lotsjellës

Protesta e veteranëve| Policia: Nuk gjuajtëm gaz, dy policë janë lënduar dhe një protestues

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme