Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka dalur në përkrahje të veteranëve të UÇK-së, në kërkesën e tyre për përfshirje në Ligjin për Pagën Minimale.
Kadrijaj përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se projektligji i propozuar nga Qeveria e Kosovës, cili parasheh largimin e veteranëve nga rritja e pensionit, diskriminon këtë kategori dhe disa kategori të tjera sociale.
Sipas Kadrijajt, ligji aktual e specifikon që pensioni i veteranit të UÇK-së është i barabartë me pagën minimale, çdo vendim tjetër është diskriminues.“Veteranët i dhanë gjithçka për të ardhur deri te liria, trajtimi që po i bëhet atyre nga kjo qeveri është i pandershëm”, shkroi ajo. /arbresh.info/
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen