Zjarret e rëna prej dy ditësh në ishullin e Sazanit, vijojnë të jenë ende aktiv dhe po i afrohen ish-bazës ushtarake, e cila aktualisht shërben për monitorimin e hapësirës detare nëpërmjet radarëve.
Terreni i vështirë dhe pamundësia për të ndërhyrë nga ajri, ka bërë që flakët të vijojnë të djegin çfarë të gjejnë përpara të orientuara nga drejtimi i erës.
Shqetësuese për forcat e zjarrfikësve, ato të ushtrisë dhe policisë, që janë në terren, mbeten plasjet e municioneve të vjetra që janë hedhur ndër vite.
Ministria e Mbrojtjes njofton se prej orëve të para të ditës ka rinisur puna për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit. Sipas Ministrisë, situata vijon të jetë kritike, pasi flakët përhapen edhe për shkak të erës./arbresh.info/
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...