Kantautori i njohur, Eugent Bushpepa, ka nxjerrë në pah elementet “e shëmtuara” të muzikës në tregun shqiptar vitet e fundit.
I ftuar mbrëmjen në “A live night” në Top Channel, këngëtari është shprehur se tekstet lënë për të dëshiruar, sepse nuk janë të mirëfillta. Sipas tij, disa përcjellin dhunë, e disa nuk kanë logjikë.
“Tekstet e mirëfillta, sipas meje, nuk ka muzikë të shëmtuara. Tekste të shëmtuara ka pafund tregu shqiptar të them të drejtën”.
“Nuk po them të jenë vetëm tekste filozofike se duhen edhe tekste realiste, por duhet që teksti të përcjellë një ndjenjë. Edhe dhuna mund të jetë ndjenjë, edhe rebelizmi mund të jetë ndjenjë, por jo ta reklamojmë diçka të tillë, por të flasim kundra dhunës, të flasim për dashurinë”.
“Tekstet shqiptare kohët e fundit janë goxha të dhunshme. Fjalët e pista përdoren shabllon, nuk ka fije logjike brenda teksteve shqiptare, për mendimin tim”, citohet të ketë thënë Bushpepa.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...