Persona të armatosur kanë vrarë besimtarë të kishës në shtetin Ondo, në jugperëndim të Nigerisë, ka thënë presidenti Muhammadu Buhari.
Ai shtoi se “vetëm djajtë nga rajoni i poshtëm”, mund ta kishin bërë këtë, EuroNews.
Burrat e armatosur kanë hyrë në kishën katolike të Shën Françeskut në qytetin Owo gjatë një shërbimi të dielën. Ata qëlluan drejt grupit të besimtarëve dhe më pas rrëmbyen një prift si dhe disa vizitorë të tjerë të kishës, thanë dëshmitarët.
Nigeria ka përjetuar një rritje të dhunës në muajt e fundit.
Rrëmbime dhe sulme janë raportuar në të gjithë vendin e gjerë.
Asnjë shifër për numrin e të vrarëve nuk është konfirmuar në incidentin e së dielës, si dhe për numrin e të rrëmbyerve.
Por një mjek në një spital lokal, i cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, tha se “disa besimtarë u vranë”. Pasi vizitoi kishën dhe spitalin, ligjvënësi shtetëror Ogunmolasuyi Oluwole i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se mes të vdekurve ishin edhe fëmijë.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...