Google ADS

Krasniqi e kalon vikendin në Skënderaj: Me aktivistë të PDK-së biseduam për të ardhmen e Kosovës

20:40 | 5 Qershor 2022
A. B.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar sot për vizitë në Skënderaj.

Siç shkruan, atje ka kaluar një ditë fantastike vikendi me aktivistë dhe zyrtarë të degës së PDK-së në Skënderaj.

Përveç aktivistëve, Krasniqi shihet të ishte i shoqëruar edhe nga nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, por edhe nga kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku.

”Një ditë fantastike vikendi me aktivistë dhe zyrtarë të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj. Bashkë biseduam për të ardhmen e qytetit emblematik të luftës çlirimtare dhe për të ardhmen e PDK-së dhe të Kosovës”, shkruan Krasniqi në Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme