Google ADS

Juventusi dhe Arsenali duan transferimin e Simeones

18:44 | 5 Qershor 2022
A. B.

Juventusi po synon sulmuesin e Hellas Verona, Giovanni Simeone, për të punuar me Dusan Vlahovic sezonin e ardhshëm, por duhet të përballet me konkurrencë nga Arsenali.

Bianconerët po kërkojnë përforcime në sulm, me Paulo Dybala të liruar si lojtar i lirë, Alvaro Morata nuk ka gjasa të mbetet përtej huazimit nga Atletico Madrid dhe Moise Kean gjithashtu ka zhgënjyer.

Sipas gazetës Gazetta dello Sport, Simeone është opsioni më i fundit për skuadrën e Max Allegrit, një sulmues që mund të punojë në formacion me një partner sulmi ose në vend të Vlahovic, në varësi të situatës.

Djali i trajnerit të Atletico Madrid, Diego Simeone, Giovanni është në dispozicion për pak më shumë se 15 milionë euro dhe kërkesat e tij për pagë nuk do të jenë të tepërta.

I interesuar është edhe Arsenali, pasi Topçinjtë duket se janë të lidhur në mediat italiane me ndonjë sulmues në afatin kalimtar këtë verë.

Simeone mbush 27 vjet muajin e ardhshëm dhe pati sezonin e tij më të mirë, duke shënuar 17 gola dhe gjashtë asistime në 36 paraqitje në Serie A.

Verona e mori atë në huazim nga Cagliari për 1.5 milionë euro me një opsion për ta blerë për 12 milionë euro të tjera. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme