Google ADS

Bale: Kam shumë oferta

15:47 | 5 Qershor 2022
K.B

Gareth Bale nuk do të jetë më lojtar i Real Madrid, pasi i përfundoi kontrata në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi uellsian nuk ka vendosur akoma për të ardhmen e tij, ndërsa në një intervistë ka folur për ofertat që vijnë në drejtim të tij.

“Nuk jam duke menduar për këtë, pasi kemi një ndeshje shumë të rëndësishme, por kam shumë oferta”, ishin fjalët e 32 vjeçarit.

Gareth Bale këtë sezon i dha fund periudhës nëntë vjeçare te gjiganti spanjoll, Real Madridi. Mbetet të shihet se në cilin ekip do të jetë e ardhmja e uellsianit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme