Sadio Mane është tërhequr nga komentet e tij për largimin nga Liverpooli mes raporteve të transferimeve që e lidhin atë me Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain, duke këmbëngulur se ai ka ende shumë respekt për Reds.
Mane ka vetëm një vit të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale me Liverpoolin dhe nuk ka pasur asnjë shenjë për një vazhdim të marrëveshjes, duke çuar në pikëpyetje të mëdha për të ardhmen e tij në Anfield.
Në të vërtetë, mediumi Goal.com raportoi pas humbjes së Redfs në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit se 30-vjeçari tashmë ka marrë vendimin për t’i larguar, me Bayernin si destinacionin e tij më të mundshëm të ardhshëm.
Mane dha indikacionet më të qarta se ai do të largohet nga Liverpool përpara ndeshjes kualifikuese të Senegalit për Kupën e Kombeve të Afrikës kundër Beninit të shtunën mbrëma.
Ai tha se “midis 60 dhe 70 për qind” e tifozëve senegalezë do të donin që ai të transferohej diku tjetër gjatë verës dhe premtoi “të bëjë atë që duan” .
Këto komente natyrisht shtuan ujë në mullirin e thashethemeve, me PSG-në që gjithashtu thuhet se ishte i interesuar për shërbimet e Mane, por ai tani ka këmbëngulur se nuk ishte serioz në konferencën para ndeshjes.
“Unë fola dje duke bërë shaka me pak humor dhe ishte kudo. Mendoj se do të ndalemi këtu”, ka thënë Mane për Canal Plus pas het-trikut ndaj Beninit.
“Liverpooli është një klub që e respektoj shumë. Tifozët më pranuan që nga dita e parë. Për të ardhmen, do të shohim”.
Mane foli edhe me gazetarët në ‘mix zone’ pas ndeshjes dhe u pyet se cilin ekip preferon mes Real Madridit dhe Barcelonës. Përgjigja e tij sugjeroi se një tjetër klub surprizë mund të dalësi pretendent për nënshkrimin e tij.
“E dini, ju më keni vënë në telashe me tifozët e Liverpoolit. Ato dy skuadra nuk janë të këqija. Por, unë nuk jam tifoz i atyre skuadrave. E dini, ekipi im është Marseille, kështu që unë do të thosha Marseille”, përfundo Mane duke qeshur. /arbresh.info/
Prokurorët nisin hetim ndaj dyshimeve për manipulim të zgjed...
Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, Kurti: Kosova u dërgon n...
Bislimi priti në takim zëvendësdrejtoren për Ballkan dhe Evr...
Real Madrid miraton ‘ligjin e heshtjes’ – askush nuk duhet t...
Musliu pas dështimit të Komisionit të AKI-së: Zyba bëri pres...
SHBA-ja, e shqetësuar që Izraeli e ndaloi agjencinë e OKB-së...