Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka pranuar se ai me të vërtetë ka biseduar me yllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, përpara rinovimit të tij me klubin francez.
Mbappe u përfol gjatë se do të shkonte në Spanjë për të luajtur për Real Madridin pasi kontrata e tij me PSG-në skadonte në këtë verë, por 23-vjeçari nënshkroi një kontratë të re me kampionët e Ligue 1.
“Po, është e vërtetë që kam pasur një bisedë me Kylian Mbappe përpara se ai të merrte një vendim të vendosur për të ardhmen e tij”, zbuloi fillimisht presidenti Macron.
“Në atë bisedë, unë thjesht e këshillova atë, në një mënyrë krejtësisht joformale, të qëndrojë në Francë. Besoj se është përgjegjësia ime, si president, të mbroj vendin kur kërkohet në një mënyrë joformale dhe miqësore”.
Ai gjithashtu këmbënguli se megjithëse kishte një rol për të luajtur në telenovelën Mbappe, ai kurrë nuk ndërhyri shumë në atë që ndodhi prapa skenave.
“Unë kurrë nuk kam ndërhyrë në asnjë transferim”.
“Ashtu si çdo qytetar tjetër, kur bëhet fjalë për çështjet sportive, unë gjithmonë dua të shoh një lojë të mirë dhe të bëj tifo për një ekip, veçanërisht, në rastin tim, Olympique de Marseille”, përfundoi i pari i Francës. /arbresh.info/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës