Renato Sanches pritet të jetë transferimi i parë i Milanit në afatin kalimtar veror.
Mesfushri afrikan Franc Kessie është larguar si futbollist i lirë dhe Renato Sancehs është zëvendësuesi i tij.
Sipas mediave italiane, kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen me portugezin Renato Sanches dhe tashmë pritet të vijë vetëm zyrtarizimi.
Mesfushori i Lille ka pranuar të transferohet në Milano dhe shumë shpejtë pritet të kryejë edhe vizitat mjekësore.
Kohët e fundit ai ia ka komunikuar zgjedhjen e tij edhe klubit francez, i cili gjithashtu ka arritur një marrëveshje me Milanin për këtë transferim.
Kështu, Milani do të derdhë në arkat e Lille rreth 20 milionë euro për të marrë shërbimet e tij.
Ky pritet të jetë edhe përforcimi i parë i Milanit në këtë afatin kalimtar veror, ndërsa së bashku me të pritet të vijë edhe sulmuesi belg Divock Origi. /arbresh.info/
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...