Dembele një hap larg Chelsea

09:43 | 5 Qershor 2022
K.B

Ousman Dembele do të largohet nga Barcelona, pasi palët nuk kanë arritur akordin për rinovimin e kontratës.

Për shërbimet e sulmuesit francez kanë shfaqur interes skuadra e PSG, por duket se e ardhmja e Dembele mund të jetë bë Premier League, me Chelsea që është një hap larg arritjes së marrëveshjes.

Sipas “Talksport” raportohet se sulmuesi është shumë afër Chelsea të Thomas Tuchel, ku gjithashtu thuhet se Dembele do të jetë edhe përforcimi i parë i bluve të Londrës në merkaton e verës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme