Kohëve të fundit në Kosovë janë rritur rastet e vrasjeve, pothuajse çdo ditë dëgjojmë dhe shohim shumë raste të tilla.
Kjo dukuri së fundmi po paraqitet edhe tek fëmijët, tek ta shihet një agresivitet i tepruar, kjo ndodh ndoshta nga përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale.
Ata janë të ekspozuar jashtëzakonisht shumë ndaj materialeve ku në përmbajtje kanë gjuhë të urrejtjes, flitet e shkruhet për armë, droga e vrasje.
Sipas psikologut Rron Kastrati sjelljet agresive të fëmijëve karakterizohen me reagime të vrullshme, sjellje të çorganizuara, tendenca për të bullizuar tjetrin, dhe kushte jo fort të përshtatshme në ambientet në të cilat jetojnë, të gjitha këto vinë si pasojë e një stili prindëror, jo shumë cilësor.
“Këto raste mund të ristrukturohen në sajë të modeleve të efektshme prindërore që i ofrojnë psikologët përmes seancave terapeutike”, tha Kastrati.
Sipas tij nëse niveli i këtyre sjelljeve vazhdon, mund të kalon në ekstremizëm ose në kohëzgjatje, atëherë mund të shkaktojnë telashe të mëdha në mjediset shoqërore.
Kastrati shton se për përmirësimin e kësaj situate rol kryesor kanë shkollat, ekipet projektuese të cilat burimojnë nga shkollat, janë parandaluse dhe kanë për qëllim në vetëdijesimin dhe ruajtjen e integritetit të fëmijëve dhe në veçanti standardin e mirëqenies.
Në formimin e fëmijëve ka ndikim të madh edhe prindi, marrdhënia prind-fëmijë dhe ofrimi i kushteve të shëndetëshme, përmes një mjedisi shumë harmonik edhe paqësor në familje.
E lidhur me këtë temë ka folur gjithashtu edhe sociologia, Dhurata Prokshi, duke konsideruar se “fëmijet janë të rrethuar me media komunikimi që kanë permbajtje të dhunshme” e sipas saj këto pamje transmetohen përmes filmave, muzikës, gjuhës së ashpër të komunikimit, nuk ka ndonjë kritike apo forma të tjera të komunikimit që do ta parandalonin efektin e këtyre përmbajtjeve të dhunshme.
“Një faktorë tjetër që po ndikon është mungesa e hapësirave, kohës dhe komunikimit në familje dhe rreth shoqëror ku promovohen vlerat siç janë thjeshtësia, respekti i dallimeve në aspekte të ndryshme. Po ashtu s’forcohet gara e cila nuk toleron humbjen, respekti fitohet me arrogancë dhe dhunë”, shtoi ajo.
Vazhdimisht në raportet e Policisë së Kosovës raportohet për raste të rrahjes së të miturve qoftë pranë ambienteve të tyre shkollore qoftë diku tjetër, përfshirë therjet me thikë. Gjatë kontrolleve të nxënësve policia raporton se disa herë ka hasur në armë të ftohta në gjepat e tyre.
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...