Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Gebrejezus, paralajmëroi se është mjaft realiste të shfaqet një lloj i ri, shumë më i rrezikshëm i koronavirusit, i cili do të jetë rezistent ndaj vaksinave aktuale.
Ai vuri në dukje se OBSH është e shqetësuar për tendencat negative në disa rajone dhe tha se numri i vdekjeve nga Covid është në rritje në Afrikë dhe Paqësorin Perëndimor, transmeton portal arbresh.info
“Është herët të shpallim fundin e pandemisë”, tha ai, duke shtuar se në këtë moment është shumë e vështirë të parashikohet se si do të ndryshojë virusi.
Që nga 3 qershori, OBSH ka regjistruar zyrtarisht 528,816,317 raste të koronavirusit dhe 6,294,969 vdekje në mbarë botën, dhe 486,278 raste të tjera të reja dhe 1,380 vdekje./arbresh.info/
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...