Google ADS

Moti sot në Kosovë

07:11 | 5 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Të dielen parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende do të sjellin reshje shiu në formë të stuhive lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsiusm , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius .

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet të respektohen udhëzimet e IKSHP , që nga ora 9-17 mundesisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, ose të mbajmë masa mbrojtëse( ombrell, kapelë, rroba me ngjyrë të hapur ose edhe krema kunder rrezeve të diellit).

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme