Ukraina ka refuzuar thirrjen e Presidentit francez, Emmanuel Macron për të mos “poshtëruar” Rusinë në emër të diplomacisë dhe tha se nuk ka asnjë pikë për të negociuar derisa forcat ushtarake ruse të tërhiqeshin.
Macron, i cili ka qenë në bisedime të vazhdueshme me Presidentin rus, Vladimir Putin, që nga dita e parë e pushtimit rus në Ukrainë, ofroi të ndërmjetësojë luftën të premten, duke paralajmëruar se Moska nuk duhet të poshtërohet për të mbajtur të hapur derën për një zgjidhje diplomatike të konfliktit, transmeton portal arbresh.info
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba në Tëitter hodhi poshtë me forcë logjikën e Macron, duke thënë se thirrje të tilla “vetëm mund të poshtërojnë Francën dhe çdo vend tjetër që bën një thirrje të tillë”.
“Rusia po poshtëron veten dhe do të ishte më mirë nëse ne të gjithë të fokusohemi se si ta vendosim Rusinë në vendin e saj. Kjo do të na sjellë paqe dhe do të shpëtojë jetë,” tha ai.
I pyetur për ofertën e ndërmjetësimit, këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo Podoliak tha: “Derisa të marrim plotësisht armët, derisa të forcojmë pozicionin tonë dhe t’i shtyjmë forcat ushtarake ruse sa më larg kufijve të Ukrainës, nuk ka kuptim të zhvillojmë negociata”.
Ukraina, e cila pretendon se Rusia deri më tani ka pushtuar rreth 20 për qind të territorit të Ukrainës, tani po merr më shumë armë nga Perëndimi.
Ndër të tjera, Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës sistemet precize të raketave HIMARS që do të lejojnë luftëtarët e saj të synojnë pozicionet ruse nga një distancë më e madhe./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën