Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj.
“E uroj presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj për përgjegjësinë dhe detyrën e re, si dhe popullin e qytetarët e Shqipërisë për presidentin e tyre të ri”, ka thënë Kurti, shkruan arbresh.info.
“Sfidat me të cilat përballen republikat tonë dhe mbarë kombi lehtësohen atëherë dhe sa herë që punojmë bashkë. Andaj, le të angazhohemi e bashkërendohemi drejt synimeve tona për mirëqenie e liri, drejtësi e siguri, zhvillim e progres, gjithnjë në orientimin tonë të palëkundur evropian, perëndimor e demokratik”, shtoi ai./arbresh.info/
Ronaldo: Për mua tani është të kënaqem dhe të ndihmoj ekipin...
Kapen mbi 200 kg kokainë në Itali, në pranga 3 shqiptarë
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Gjermani, takohet me Presi...
4 arsye përse nuk duhet ta teproni me bukën
Shpërthen virusi i rrezikshëm, 6 të vdekur deri tani-Transme...
Bora dhe Peja mbyllin xhiron e tretë në elitën e basketbolli...