Nëntë të lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë

18:12 | 4 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjitralen Prishtinë-Fushë Kosovë, shkruan arbresh.info.

Këtë e ka bërë të ditur për arbresh.info, zëdhënësi i policisë Agron Burovci.

Rreth orës 16:45, është raportuar për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë.

Informatacionet e para bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq nëntë persona janë lënduar, të cilëve u është ofruar trajtimin i nevojshëm mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme