Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvilloj ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve ndaj Greqisë.
Dardanët do të përballen me grekët në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë të dielën me fillim nga ora 20:45.
Federata e Futbollit të Kosovës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për opinionin sportiv dhe tifozët e shumtë që pritet të jenë prezent në këtë ndeshje.
Njoftimi i plotë nga FFK:
Me rastin e zhvillimit të ndeshjes Kosovë – Greqi, të dielën më 5 qershor 2022, kërkojmë nga të gjithë qytetarët që kanë siguruar bileta që të kenë parasysh respektimin e disa rregullave për ta pasur sa më të lehtë qasjen në stadium:
1.Rruga rreth stadiumit do të jetë e bllokuar për automjetet, ndërsa këmbësorëve ju lejohet lëvizja.
2.Ju rekomandojmë që ardhja në stadium të bëhet më së voni një orë para ndeshjes, për shkak të arsyeve si vijon:
-Policia e Kosovës do të jetë e vendosur në perimetrin e dytë, me ç’rast do të bëjë filtrimin e shikuesve për mos lejimin e bartjes së gjësendeve të palejuara apo të rrezikshme në portat hyrëse.
Gjërat e palejuara përfshijnë:
*Mjetet piroteknike
*Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë
*Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë
*Pijet alkoolike dhe substancat narkotike
*Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh
*Ombrella
*Armë zjarri ose armë të ftohta apo cfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë
*Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palosshme, etj).
*Kamera profesionale dhe video kamera
*Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar
– Ata të cilët nuk posedojnë bileta nuk do ta kenë mundësinë të ofrohen tek hyrja në portat ku bëhet kontrolli dhe leximi i biletave.
3. Veturat për qasje në parkingun zyrtar duhet të jenë të pajisura me parking PASS, në të kundërtën nuk do të lejoj parkimin në atë zonë (me përjashtim të veturave të FFK-së dhe personave të pajisur me biletën VIP).
4.Me datë 05.06.2022, nuk lejohet operimi me dron.
Kërkojmë nga qytetarët që maksimalisht të respektojnë rregullat, në të kundërtën mund të jenë subjekt i ndëshkimit nga organet ligjore.
Ju mirëpresim!
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...