Google ADS

Suhareka u ndan mirënjohje tifozëve mitrovicas “Torcida”

12:50 | 4 Qershor 2022
E.H

Komuna e Suharekës dhe drejtuesit e klubit të basketbollit, Golden Eagle Ylli i ndan mbrëmë mirënjohje të veçantë grupit të tifozëve të Trepçës, “Torcida” nga Mitrovica.

Këta të fundit, bashkë me “Xhebrailët” u shfaqën shumë korrekt në përkrahjen e ekipeve të tyre në finalet e Play Offit në basketboll, ku Ylli doli fitues pas 4 ndeshjesh, për cka edhe u organizua festa të premtën mbrëma në Suharekë.

Në mesin e përfaqësuesve të “Torcidas” të drejtuar nga Shefqet Begu- Qeti, ishte edhe tifozi më i flaktë i Trepçës, Asdren Begu, që u bë i njohur për emocionet e shfaqura gjatë ndeshjes së dytë ku ekipi mitrovicas humbi si vendës.

11-vjeçarit i ishte dedikuar edhe një skenografi gjigante në Mitrovicë në ndeshjen e fundit./klankosova/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme