Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me atë të Greqisë në kuadër të kampanjës kualifikuese të Ligës së Kombeve.
Për dy ekipet përfaqësuese kjo do të jetë ndeshja e dytë në grup, teksa të dyja e nisën me fitore.
Kosova mori tri pikë në udhëtim te Qipro pas fitores 0-2, derisa grekët triumfuan në udhëtim te Irlanda me rezultat 1-0.
Ekipa e grekëve tanimë janë nisur drejt Prishtinës dhe ka qenë faqja zyrtare e Federatës që ka njoftuar për një gjë të tillë.
Grekët do të mbajnë një stërvitje në stadiumin Fadil Vokrri para duelit të nesërm që zhvillohet me fillim nga ora 20:45.
Kjo do të jetë përballja e pestë mes Kosovës dhe Greqisë, ku bilanc më të mirë kanë helenët me një fitore e tri barazime. /arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...