Megi Pojani ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin e Romeo dhe Donald Veshaj “Më lër të flas”. Gjatë emisionit Megit ju bë pyetja se a do të ishte pjesë e sezonit të dytë të Big Brother VIP.
Megi tha se nuk e ka të sigurt nëse do futet, sepse ka shumë frikë nga vetja. Pojani tha se edhe nëse do vendosë të marrë pjesë, do e marrë vendimin në momentin e fundit, sepse është tip i pavendosur.
“E di ose nuk futem unë, sepse kam frikë nga vetja. Edhe nëse vendos të futem, do e vendos sot për nesër sepse jam shumë e pavendosur”, tha Megi.
Kujtojmë se Megi dhe Beniada u përfolën se kishin një krisje me njëra-tjetrën
Megi në emisionin “Goca dhe Gra” tha se me Beniadën nuk njihej më përpara por kanë marrëdhënie korrekte.
Ajo zbuloi se gjithnjë shkon me vonesë në xhirime dhe nuk ka kohë të komunikoj shumë me modelen.
“Unë Beniadën nuk e kam njohur më përpara, kemi një marrëdhënie shumë korrekte dhe unë jam një njëri le të themi vi me vonesë në xhirime, ulem direkt te karrigia ime vë mikrofonin dhe nuk kam kohë, vetëm si je, mirë, vazhdoj, mbaroj dhe iki me vrap se aty është ftohtë dhe unë dua të iki të futem në ngrohtësinë e shtëpisë sime,”– tregoi Megi.
Sot vajzat na i konfirmuan se mes tyre nuk ka patur asnjë lloj krisje pasi ishin shumë miqësore me njëra-tjetrën.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...