Vëllai i 27-vjeçarit, që humbi jetën në fshatin Kramovik të Rahovecit, pasi i kishte rënë zhavorri, deklaroi se të ndjerit kolegët ia kishin parë këmbët dhe më pas janë alarmuar.
Ai shtoi se për ngjarjen e kishte marrë vesh pasi e kishin telefonuar rreth orës 18:00 dhe se nuk e di ende nëse i vëllai ka mbetur i vdekur aty në vendngjarje, apo pasi është dërguar në spital.
I ndjeri ka lënë pas vetes bashkëshorten me tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë të moshave katër, dy dhe njëvjeçare.
Policia njoftoi dje ndërkaq se sipas personelit mjekësor në vendngjarje, viktima ka qenë me shenja jete dhe i njëjti me autoambulancë ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa më vonë nga aty është konfirmuar se ka ndërruar jetë./klankosova/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë