Aksident hekurudhor edhe në Sllovaki, dhjetra të plagosur

00:29 | 4 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Dhjetëra persona u plagosën në një aksident të rëndë hekurudhor në Sllovaki, katër prej tyre në gjendje të rëndë, kur lokomotiva goditi një tren pasagjerësh të ndaluar, konfirmoi sonte policia sllovake.

Në momentin e aksidentit, i cili ndodhi në afërsi të qytetit Vrutki në pjesën veriperëndimore të vendit, në tren ndodheshin rreth 100 persona, raporton AP, transmeton portal arbresh.info

Një pasagjer me lëndime të rënda u transportua me helikopter në një spital në qytetin e afërt Martin.

Të paktën 100 persona u plagosën, sipas vlerësimeve të Televizionit Marquis, të cilit i referohet agjencia DPA.

Nuk dihen ende detaje rreth rrethanave të aksidentit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme