Zhavori mbyt 27-vjeçarin në fshatin Kramovik të Rahovecit

23:59 | 3 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Një punëtor 27-vjeçar humbi jetën sot, pasi e kishte zënë zhavorri në një seperacion në fshatin Kramovik të Rahovecit.

Këtë e ka bërë të ditur për arbresh.info zëdhënësi i policisë Sheremet Elezaj.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante policore si dhe prokurori i shtetit dhe se lidhur me rastin është duke u vazhduar me hetime.

“Sot me datë 03.06.2022 rreth orës 18:15 është pranuar informacion se në një seperacion në fsh. Kramovik-Rahovec një punëtor i moshës 27 vjeçar e ka zënë zhavori. Sipas personelit mjeksorë në vend-ngjarje, viktima ka qenë me shenja jeta dhe i njejti me autoambulancë është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Më vonë, nga Spitali në Gjakovë është konfirmuar se viktima në fjalë ka nďërruar jetë. Në vend-ngjarje kanë dalur njesitet relevante policore si dhe Prokurori i Shtetit. Lidhur me rastin në fjalë është duke u vazhduar me hetime”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme