Shpërdoroi detyrën, pezullohet polici në Lushnje

22:13 | 3 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Një punonjës policie është pezulluar nga detyrë në Lushnje.

“Drejtoria Rajonale e AMP Fier-Berat në zbatim të urdhërit të Prokurorit datë 03.06.2022, ka ekzekutuar sot Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje, e cila ka caktuar masën e sigurimit me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë: Inspektor G. R., 43 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për policimin në komunitet në Komisariatin e Policisë Lushnje”.

Vendimi ndaj tij është marrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje mbi bazën e materialeve proceduriale të dërguara nga Drejtoria Rajonale e AMP Fier-Berat, e cila duke përdorur edhe metodat e posaçme të hetimit nën drejtimin e Prokurorit, ka siguruar provat që vërtetojnë se ai ka konsumuar veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”.

“Në shkelje të ligjit dhe funksionit të tij organik, punonjësi i Komisariatit të Policisë Lushnjë, Inspektor G. R., me veprimet dhe mosveprimet e tij, gjatë viti 2021, ka lejuar dhe favorizuar kryerjen e ndërtimeve pa leje”./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme