Pas diskutimit në panelin e Forumit të Bratisllavës GLOBSEC 2022, rreth të ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministrin për Punë të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë, Ivan Korçok, thuhet në një komunikatë për media.
Kryeministri Kurti duke shprehur kënaqësinë që ndodhet në Bratisllavë, e njoftoi për progresin në vitin e parë të qeverisjes, përmirësimin e indikatorëve ekonomikë dhe të atyre demokratikë, reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimin e krimit dhe të korrupsionit.
Në takim u diskutua për invazionin dhe agresionin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë në Ukrainë dhe për rreshtimin e Republikës së Kosovës përkrah Bashkimit Evropian dhe NATO-s në dënimin e sulmit dhe vendosjen e sanksioneve kundër Federatës Ruse.
Kryeministri Kurti theksoi gatishmërinë e qeverisë për të ndihmuar Ukrainën, duke ofruar strehim për 5000 refugjatë dhe akomodim e kushte pune për 20 gazetarë ukrainas.
Ministri Korçok e falënderoi kryeministrin Kurti dhe i shprehu mirënjohjen për dënimin e agresionit në Ukrainë dhe vendosjen e sanksioneve kundër Federatës Ruse, pozicion ky që vlerësohet shumë nga Sllovakia dhe Bashkimi Evropian.
Kryeministri Kurti potencoi përcaktimin e qartë të Kosovës në rrugën e integrimeve europiane dhe euro-atlantike dhe theksoi nevojën që Sllovakia t’u bashkohet sa më shpejtë 22 vendeve të Bashkimit Evropian dhe 26 vendeve të NATO-s, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Kryeministri kërkoi mbështetjen e Sllovakisë për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin në Partneritetin për Paqe të NATO-s.
U bisedua edhe për dialogun me Serbinë dhe kryeministri tha se dialogu duhet të jetë parimor dhe i përqendruar tek njohja e ndërsjellë.
Kryeministri Kurti dhe Ministri i Jashtëm Korçok biseduan edhe për përvojat e Sllovakisë në tërheqjen e investimeve të jashtme dhe reformimin e prokurimit publik, me ç’rast u zotuan që të punojnë së bashku për të ndarë përvojat dhe njohuritë në këtë drejtim./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...