Kanë dalë detaje të reja lidhur me emrin e ri të nominuar nga PS për president të Republikës.
Teksa Gjenerali Bajram Begaj u shpall zyrtarisht kandidati i propozuar nga Partia Socialiste për postin e Presidentit të Republikës, ai ka bërë të ditur se do e pranojë propozimin e socialistëve për të qenë në postin e kreut të shtetit.
Bajram Begaj 10 ditë më parë ishte në një vizitë zyrtare në SHBA, ku në postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, ai ka zhvilluar takime të rëndësishme më drejtuesit e Pentagonit.
Më datë 24 maj, Gjeneral Begaja ka folur për Zërin e Amerikës nag ku ka bërë të ditur se “SHBA-të do i japin Shqipërisë 17 milionë dollarë për ushtrinë”.
“Ne kemi një zyrë bashkëpunimi ushatarak me Shtetet e Bashkuara, e cila gjendet në Ministrinë e Mbrojtjes shqiptare dhe kjo zyrë koordinon të gjitha buxhetet, të cilar jepen nga shteti amerikan për të ndihmuar forcat e armatosura shqiptare. Këto buxhete ndahen në dy kategori. Një buxhet janë grantet të cilat janë falas për të rritur fuqinë mbrojtëse të vendit dhe një kategori tjetër, e cila ështe me buxhete të përbashkëta, të cilat ndihojnë në fuqizimin e kapaciteteve tona mbrojtëse.
Dhe këtë radhë shteti amerikan ka akorduar një buxhet grant prej 17 milionë dollarësh për të rritur fuqinë mbrojtëse të forcave të armatosura dhe për të rritur kapacitetet mbrojtëse. E theksoj që çdo buxhet i modernizimit të forcave të armatosura shqiptare, shkon për të rritur aftësitë tona mbrojtëse. Ne nuk kemi asnjë synim për agresion apo për t’i shpallur luftë dikujt. Ne jemi thjesht në atë çfarë kërkonte NATO si aleancë, që të bëjmë mbrojtje dhe shkurajim për çdo armik apo për çdo kundërshtar”, ka thënë Begaj.
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...