Almeda Abazi, ish miss-i shqiptar që jeton prej vitesh në Turqi, ka dhënë një intervistë për revistën Bordo. Bukuroshja shqiptare është martuar me aktorin e famshëm turk, Tolgahan Sayisman, me të cilin ka dhe dy fëmijë, djalin Efehan dhe vajzën Alina.
Almeda ka treguar se dëshiron që të kalojë më shumë kohë me fëmijët në Shqipëri në mënyrë që t’i rrisë me kulturën dhe traditat shqiptare. Madje, ajo theksoi se kanë menduar me partnerin e saj që të blejnë një shtëpi në Shqipëri. E pyetur nëse kanë menduar që të blejnë një shtëpi në Shqipëri, ajo tha:
“Sigurisht, dhe mund të them që e kemi vendosur dhe shumë shpejt do e kemi sepse dhe Tolga e pëlqen shumë Shqipërinë dhe ndihet shumë i lumtur dhe komod atje. Ëndrra ime është që muajt e verës t’i kaloj në Shqipëri me fëmijët sepse dua shumë që t’i rris me traditat dhe gjuhën shqipe.”, shtoi Almeda.
Ajo tregoi se cilat janë ushqimet shqiptare që aktori i famshëm preferon më së shumti. “Pëlqen shumë ushqimet që gatuan mami im. Sidomos byrekun me mish dhe tavën e kosit.”, tha Almeda duke shtuar se vlerëson mikpritjen.
“Padyshim njerëzit me sjelljen e ngrohtë, bregdeti dhe fakti që mund të ecësh në Tiranë për të shkuar kudo, gjë që është e pamundur në Stamboll sepse është super i madh dhe pa mjet transportues shumë i vështirë./abcnews.al/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...